Lista e shërbimeve

Përvoja e shumë viteve në sektorin e IT-së, na lejon që të krijojmë shërbime të suksesshme për biznesin tuaj.
Ju ofrojmë shërbime duke filluar që nga ndërtimi, manaxhimi i faqeve, dyqane online dhe aplikacione virtual reality.

Faqe Interneti

Ndërtojmë faqe interneti sipas standarteve dhe funksionale për aktivitetin tuaj. Faqet e internetit që krijojmë janë komplet të optimizuara, me mbi 95% SEO.

Dyqane online (e-Commerce)

Ndërtojmë dyqane për shitjen e produkteve dhe shërbimeve tuaja online. Platforma e dyqanit është shumë e sigurtë dhe e qendrueshme për mbajtur me mijra produkte. Do të pagesa online me transfertë bankare, Stripe, Paypal, etj, për të paguar me karta krediti ose debiti, po ashtu me portofole si Google Pay, Apple Pay. Mund të konfigurohen taksat, porositë, faturat, inventorin, raportimin e shitjeve, dhe lidhjen me marketet e jashtme.

Aplikacione Web

Ndërtojmë aplikacione sipas kërkesave dhe ideve që keni. Çdo aplikacion është i siguruar dhe i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për çdo pajisje si tableta dhe telefona smart.

Aplikacione Mobile

Ndërtojmë aplikacione mobile për sistemet e operimit si Android dhe iOS. Aplikacionet mund të lidhen me databazën aktuale të faqes tuaj të internetit. 

Toure Virtuale

Ndërtojmë ture virtuale 360°, duke përfshirë industrinë e turizmit, shitjen e pronave, objekte arkitekturale, dyqane, fabrika prodhimi, institucione arsimore, evente, etj. Ju bëjmë fotografime të ambjenteve tuaja duke lenë një takim paraprakisht.

Mirëmbajtje Faqe Interneti

Ofrojmë mirëmbajtje të faqes tuaj të internetit, monitorimin e performancës, sigurinë, testimin e funksionalitetit, etj.

Mirëmbajtje (SEO)

Bëjmë optimizimin për SEO (Search Engine Optimization) dhe optimizimin për performancën e pranuar nga motorrët e kërkimit si Google Bot, Bing Bot, etj.  Do të merrni raportimin javor për mbarëvajtjen e faqes tuaj në motorrat e kërkimit.

Mirëmbajtje eCommerce

Mirëmbajmë dyqane online sipas standarteve dhe normave aktuale. Konfigurojmë taksat, imazhet e produkteve, banera në faqe, inventorin, konfirmimin e porosive me email, dërgimin e lajmërimeve tek klientët në mënyrë periodike, dhe gjurmimin e paketa të dërguara, etj. Mund tju a konfigurojmë dyqanin online me pagesa si transfertë bankare, Stripe, Paypal, karta krediti etj.

  KËSHILLË / OFERTË  

Specialisti do tju kontaktojë në bazë të përshkrimit që do të jepni duke plotësuar formularin e mëposhtëm.
Ju lutemi të plotësoni sa më saktë idenë tuaj.