
Si ndërtohet faqja e duhur?
Përshtypja e parë e biznesit tuaj shpesh është faqja juaj në internet, kështu që është e rëndësishme të siguroheni që ajo të jetë e profesionalizuar, e lehtë për të naviguar, dhe të përmbajë informacionet dhe kontaktin e nevojshëm për audiencën tuaj.
Gjithashtu, është e rëndësishme të keni një strategji për të rritur trafikun dhe për të përmirësuar pozicionimin në motorët e kërkimit. Për të ndëtuar faqen e duhur për biznesin tuaj, duhet të konsideroni disa faktorë si shërbimet, audiencën tuaj, mënyrat e kontaktimit, paraqitja e qartë e termave të shërbimit, çfarë suportoni pas dhënies së shërbimit etj.
Ne këshillojmë dhe ndërtojmë faqet e internetit sipas teknologjive të fundit. Një faqe duhet të jetë fleksible sipas madhësive të ndryshme të ekraneve si Smart TV, Laptop, Monitorë PC, tablete, dhe telefona smart. Kjo arrihet duke përdorur stilimin me CSS dhe kombinuar me standartin që ka libraria Bootstrap. Kjo librari formaton faqet e internetit duke i optimizuar edhe për tu lexuar nga motorrët e kërkimit si Google Bot, Bing Bot, Apple Bot etj. Faqet e internetit duhet të ngarkohen (lodohen) shpejt në çdo browser interneti si Chrome, Mozilla, Opera, Edge, Safari etj. Për të testuar shpejtësinë dhe optimizimin e faqeve të internetit si në format PC dhe format mobile duhet përdorur shërbimi falas i Google Lightehouse.
Kjo vegël tregon performancën, sa e aksesueshme është në ekranet dhe browserat e internetit, si janë vendosur elementet HTML në hierarkinë e trupit të faqes, si është optimizuar për motorrat e kërkimit dhe nëse është optimizuar si aplikacion Progressive Web Application ose njihet si PWA. Përformanca e faqes varet po ashtu nga përdomi i serverave Content Delivery Network ose quhen CDN. Këto servera janë specifik vetëm për transmetimin e skedarëve media me shpejtësi të lartë. Ne ndërtojmë të gjitha faqet e internetit të optimizuara me servera CDN. Po ashtu faqet e interntit duhet të kenë optimizimin me PWA. Kjo është e kërkuar nga rregullat e Google që nga 2022. Pra faqet e internetit që kanë PWA aktive, do të listohen më shumë në ranket e motorrëve të kërkimit. Funksioni i PWA-së bën të mundur që faqja e internetit të instalohet në çdo pajisje si Windows, Android OS, Apple MAC, iPhone OS, etj.
Një nga pikat më kryesore për tu shfaqur sa më lartë në ranket e motorrëve të kërkimit është optimizimi i SEOs. Normalisht kjo testohet me shumë vegla online të ndërtuara dhe kontrolluar nga vet Google, Bing, DuckDuckGo etj. Këshilohet të përdoren platformat si Google Webmaster Tools, Bing Webmaster Tools, Ahrefs, etj.
Platforma Ahrefs tregon të gjitha problemet me faqen e internetit si linket e prishura, në u mungojnë taget ALT çdo imazhi në faqe, nëse është vendosur skedari "robots.txt", skedari "sitemap.xml" dhe se si akseohet faqja e internetit nga motorrët e kërkimit.
Pra jep një pasqyrë të SEOs përpara se të kontrollohet faqja nga vet motorrët si Google Bot, Bing Bot etj. Ka shumë rëndësi për vet faktin që faqja të mos penalizohet dhe të mos shkeli rregullat që kanë këto motorra kërkimi.
Gjithashtu duhet të bëni kontroll javor në Google Webmaster Tools, Bing Webmaster Tools, sepse aty raportohen se si shikohet, si përformon, cilët shtete kanë vizituar, sa persona kanë klikuar, sa kohë kanë qëndruar në faqe, cilat faqe janë penalizuar etj. Po ashtu kryesore është kontrolli se sa çfarë ranku ka arritur faqja deri në ditën e kontrollit.